SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti në intervistën dhënë presheva.com, ndër të tjerash ka sqaruar edhe takimin me kryetarin e Bujanocit Shaip Kamberin, por edhe gjendjen financiare në të cilën shpesh po kalon pushteti lokal. Sipas Pajazitit, janë për tu përshëndetur masat ekonomike nga niveli qëndror i pushtetit.

“Me vullnetin më të mirë dhe pa kurfar prapavie politike kame takuar kryetarin e komunës duke shprehur gatishmërinë e vënjes në shërbim jo vtëm potencialin tim por, dhe të subjektit që perfaqesoj për të tejkaluar me sa më pak pasoja krizën rreth pandemisë”

Presheva.com: Z. Pajaziti jemi në një gjendje të jashtëzakonshme e cila, pamvarësisht gjitha ndodhive doemos do të përfundojë dhe popullata do ti kthehet normalitetit. Cilat mendoni se do të jenë pasojat me të cilat do të përballemi më pas?

Pajziti: Mbetemi me shpresë se kjo situatë do të përfundojë shpejtë, megjithatë qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm edhe ditëve në vijim duke iu përmbajtur rekomandimeve të ekspertëve.

Ska dilemë se kthimi në normalitet do ti ketë edhe pasojat e veta në rradhë të parë ato të aspektit ekonomik. Kështuqë do të duhet kohë  ti kompenzojmë dëmet e shkatuara gjatë kësaj periudhe.

Presheva.com: Flasim pak për situatën aktuale. Jetojmë në një regjion ku vështirësit socio-ekonomike, sidomos papunësia janë një brengë e madhë për popullatën edhe pa Covid-19, e nësa tash ia shtojmë edhe këtë, kur shum familje kanë mbetur pa të ardhura financiare, çka dhe si duhet të veprojmë?

Pajaziti: Edhe gjatë kësaj gjendje është shfaqur solidariteti i cili nuk ka munguar asnjëhere kur jemi përballur me vështiresi.

Por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për periudhën në vijim. Janë për tu përshëndetur masat ekonomike nga niveli qëndror i pushtetit, ndersa një model në miniaturë duhet të ndiqet edhe nga pushteti lokal.

Kjo duhet të ndodhë në varësi të kapaciteteve por edhe rishikimit të planeve finaciare të buxhetit komunal.

Presheva.com: Në momentet kur arka e pushteti duhet ti dalë në ndihmë financiare qytetarëve, t’i stimulojë ndërmarrësit, bujqit dhe OJQ, ajo për një periudhë është gjendur në bllokadë, si pasojë edhe pagat e punëtorëve për gati gjysëm muaji janë vonuar, si e komentoni ju këtë?

Pajaziti: Vërtetë është për keqardhje një fenomen i këtillë sidomos në këtë kohë të pandemisë, kur gjithçka ka stagnuar.

Drejtuesit e pushtetit lokal është dashur të jenë shumë të vëmendshëm me menaxhimin e finacave, ngase nuk është hera e parë që po ndodhë një gjë e tillë.

Në anën tjetër edhe shfrytëzuesit qoftë direk qoftë indirekt, është dashur të sillen me kujdes, posaqërisht pas shplljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sido që të jetë, barra krysore bie mbi pushtetin lokal si menaxhues i buxhetit.

Presheva.com: Pushteti lokal shpërndau pako humanitare për familjet me nevojë, një shumë prej 500.000 dinarë të dedikuara për këtë. kemi patur edhe reagime në këtë drejtim se pakot po shpërndahen nga militantët e partisë në pushtet. Qka po ndodhë në të vërtetë?

Pajaziti: Janë shfaqur dyshime se militantë partiak të kamufluar në vullnetarë të Bashkesive Lokale kanë bërë ndarjen e ketyre pakove.

Une shpresoj që në tërë këtë aktivitet të ketë pasur sinqeritet dhe përkundër shumës së vogël sado pak të ju është dalë në ndihmë atyre që kanë patur nevojë.

Presheva.com: Z. Pajaziti në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, në fakt me 2 prill ju paralajmëruat përmes një komunikate se: “Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve, drejtuesit e APN-së këtyre ditëve do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme dhe Shtabit të Krizës” vetëm një dit më von ju takuat Kamberin, a ishte ky një paralajmërim për elektoratin?

Pajaziti: Me vullnetin më të mirë dhe pa kurfar prapavie politike kame takuar kryetarin e komunës duke shprehur gatishmërinë e vënjes në shërbim jo vtëm potencialin tim por, dhe të subjektit që perfaqesoj për të tejkaluar me sa më pak pasoja krizën rreth pandemisë.

Këtij akti i ka paraprirë një mbledhje e kryesisë së APN-së në Bujanoc e zhvilluar në distancë dhe se është përshëndetur nga të gjithë pa perjashtim.

Presheva.com: Pos asaj që keni deklaruar në FB lidhur me takimin, a mendoni se opinioni beson që nuk keni marrveshje politike, duke patur parasysh se menjëhër pas gjendjes së jashtëzakonshme do të kemi zgjedhje lokale, ndërsa për  parlamentaret Kamberi do të jetë nr.1 në listën e subjketeve politike shqiptarë?

Pajaziti: Mund të ketë paragjykime të lloj-llojshme, por momenti ishte i tillë dhe vazhdon të jetë ku politika nuk është në plan të parë.

Presheva.com: Z. Pajaziti, shpesh është folur për koalicione paszgjedhore, marrëveshje parazgjedhore, vija të kuqe dhe gjëra të tilla. Ju, kuptohet se do të synonin fitore nga këto zgjedhje sikurse edhe gjith subjektet tjera politik edhe kjo mbase është normale.

Nëse radhiteni e para në këto zgjedhje, cili është subjekti politik shqiptarë me të cilin më pak do të keni bashkëpunim?

Pajaziti: Ne nuk jemi perjashtues për asnjë subjekt politik shqiptar, ndërsa jemi të bindur se kriteret për koalicione do ti percaktojmë në bazë të programeve e jo në bazë të emërtimeve të subjekteve poltike.

Presheva.com: Qfar i ofron APN elektoratit në Bujanoc, atë që nuk kanë mundur ti ofrojnë pushtetet e më parshme?

Pajaziti: Ne kemi të hartuar një program të gjerë, i cili ofron një rimëkëmbje të tërësishme të komunës së Bujanocit, në të gjitha sferat  por, mendoj që nuk është e udhës që tash të flasim për këtë, kur përball kemi akoma një armik të përbashkët siq është Korona Virusi.

Presheva.com: Cilës fushë do t’i japë prioritet programi i APN-së për përmirësimin e jetës së qytetarëve?

Pajaziti: Pa asnjë dallim të gjitha fushave por kjo do të shpaloset kur të vie koha.

Presheva.com: Z. Pajaziti në gjith këtë mesele kemi edhe KNSH-në, në raste keni kritikuar punën e KNSH-së, ndërsa që nga fillimi keni bojkotuar edhe punimet e Kuvendit të KNSH-së. Sa ka kontribuar KNSH në zgjidhjen problemeve në katër fushat që ka në kompetenca të veta?

Pajaziti: Edhe në këtë drejtim ka shumëçka për të thënë. Ka shume ngecje dhe deshtime, kështu që edhe ky institucion do të jetë objekt i vlerësimeve tona kur ti kthehemi rrethanave normale.

Presheveva.com: Qfar ju ka sjellë bojkoti, a mendoni se i keni kontribuar të së mirës?

Pajaziti: Besoj që e kemi thënë qendrimin tonë rreth kësaj, ajo është jolegjitimimi i një shumice me vota te vjedhura.

Presheva.com: Kohëve të fundit keni patur një sër takimesh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të shoqëruar nga zv.Kryetari i komunës së Preshevës Armend Aliu. Sa janë të gatshëm, apo më mir thënë sa kanë interesim këto shtete ti ndihmojnë shqiptarët e Luginës?

Pajaziti: Premtimet nuk kane munguar asnjehere por konkretizimet kanë qenë jashtzakonisht të pakta.

Tash kemi nevojë për asistencë emergjente ndërsa pas tejkalimit të kësaj krize mbështetja duhet të fokusohet në të gjitha segmentet e jetes së shqiptarëve të Luginës.

Presheva.com: Pas KORONËS shëndetësore, komunën e Bujanocit do ta përcjelë KORONA financiare, cila do të jetë porosia juaj për qytetarët e Komunës së Bujanocit?

Pajaziti: Si duket kjo do të jetë e pashmangshme, kështuqë do të duhet një menaxhim shumë më efikas.

Ne shpresojmë se në pjesën e dytë të vitit gjërat do të përmirësohen dukshëm me APN-në si bartese e pushtetit të ri lokal./presheva.com/