SHPËRNDAJE

Gjatë pasditës të së shtunës në pjesën e shtuar të sheshit të qytetit të Bujanocit, apo ndryshe siq e ka quajtur në rrjetin e tij social kryetari i komunës Shaip Kamberi “Çarshia e Bujanocit” është organizuar një mbrëmje me muzik LIVE.

Sipas fotove të postuara në rrjetet sociale nikoqir i këtij organizimi duhet të ket qenë kabineti i kryetarit të komunës, por që zyrtarisht askush nuk e ka marrë përsipër organizimin. Ky organizim shihet të ketë kënaqur disa dhjetra veta, por nuk ka kaluar edhe pa reagime ngase ky organizim ka ardhur vetëm 5 ditë pas një bllokade financiare 19 ditore që kaloi pushteti lokal.

I pari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, në reagimin e tij lidhur me këtë organizim dhe bllokadën financiare e cila kaploi për 19 ditë rresht pushtetin lokal e ka konsideruar si “KREMTIM I SË KEQES” Pajaziti ka shkruar se, “Njeriut i falet të kremtojë apo festojë në mënyra të ndryshme, ndonjë sukses a të arritur, apo çfarëdolloj ngjarje që mund ta bëj të ndjehet krenar. Por, njeriut i falet edhe të kremtojë dështimet! Të festojë për bllokadat finansiare e krizat sociale.

Të kremtojë rritjen dhe fuqizimin e korrupsionit. Dhe të ndjehet krenar! Në këtë pluralizmin dhe demokracinë e zhvilluar tek ne, njeriut i falet gjithçka! Bile i lejohet edhe të kandidohet për kryetar komune për sa t’i dojë qejfi apo nevoja e klanit të tij. “Fikë se fikë, bile me muzikë”, ka shkruar Pajaziti/presheva.com/