SHPËRNDAJE

Gjendja jo e mirë financiare në të cilën po kalon komuna e Bujanocit, po përcillet me shumë reagime sikurse nga opinion, poashtu edhe nga përfaqësuesit politik të cilët kërkojnë nga kryetari i komuns së Bujanocit të deklarohet lidhur me arsyejet e bllokadave të njëpasnjëshme të zhirollogarisë bankare të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

“Kryetari i Komunës së Bujanocit, e ka obligim në bazë të pozitës që ka, por edhe obligim moral, që ta njoftojë opinionin e gjerë, pse llogaria bankare e komunës është e bllokuar për më shumë se një muaj”? ka shkruar Arbër Pajaziti kryetarë i APN-së në Bujanoc.

Presheva.com ka mësuar se edhe gjatë ditës së sotme punëtorët e administratës nuk i kanë marrë pagat mujore, ndërkohë që punëtorët e arsimit tashmë kanë mbushur tre muaj që nuk i kanë marrë shpenzimet e rrugës, paushallin e tyre nuk e kanë marrë as këshilltarët e Kuvendit Komunal.

Sipas Pajazitit, pushteti aktual vazhdon të thellohet në kriza financiare dhe e vetmja rrugëdalje është kredia të cilën do ta shlyejnë qytetarët e komunës sonë nëpërmjet taksave të tyre./presheva.con/