SHPËRNDAJE

Vendbanimet shqiptare Letovicë, Nesalcë. Bilaç dhe Samolicë, një periudhë të gjatë janë duke u përballur me ndërprerjen e enregjisë elektrike pothuajse pas çdo reshje të shiut apo edhe erërave.

Ky problem po shqetëson tej mase banorët të cilët tashmë kanë filluar që shqetësimet e tyre ti shprehin edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

Përderi sa në rrjetet sociale të fshatit Letovicë thuhet: “Banorët Fshatit Letovicë, Komuna e Bujanocit me vite të tëra kan një problem të madh frikën nga shiu, Jo pse nuk e dëshirojn shiun po sepse menjëher pas shiut ndalet rryme dhe me orë e ditë të tëra nuk vjen.

Dhe pastaj disa persona te cilët janë të inkuadruar në politik i thojn rinis së fshatit qendroni ktu e mos dilni në Gjermani se ka mu bo mir (po po bohet mir në terr )!!!!? #edhe sa vite kështu. #Duam Zgjidhje”. Njejtë pothuajse kanë reaguar edhe banorët e fshatit Nesalcë të cilët po përballen me të njejtën situatë.

Arbër Pajaziti kryetarë i APN-së në Bujanoc gjithashtu ka shprehur shqetësimin lidhur me ndërprerjet e energjis elektrike në vendbanimet e lartpërmendura shqiptare.

Pajaziti ka theksuar se, “Sheqësimet e banorëve të Letovicës, Nesalcës, Bilaçit dhe Samolicës janë  me vend sepse në Shekullin XXI të ngelësh në terr për orë të tëranganjëherë edhe me ditë, kjo tregon interesimin e Pushtetit Lokal për këto vendbanimet.

Nëse Pushteti Lokal nuk është kompetent për energjinë elektrike, atëherë ka obligim moral që ta ngris zërin në organet përgjegjëse që ta zgjidhin këtë problem” është shprehur i pari i APN-së në Bujanoc.

Sipas Pajazitit, Pushteti Lokal duhet me çdo kusht që të bëjë presion në Elektrodistribucion që këto vendbanimet shqiptarë mos ta presin dimrin në këto kushte.

Pas bisedës për preshevë.com Pajaziti menjëher është konsultuar me përfaqësues të Elektrodistribucionit për tu njohur me situatën në këto vendbanimet, të cilët nuk e kanë mohuar se ekziston një problem i tillë dhe se sipas tyre banorët e këtyre vendbanimeve kanë të drejt, por problem janë shtyllat elektrike dhe rrjeti i vjetërsuar, gjë që janë në zëvendësim e sipër.

Nga Elekstrodistribucioni i Vranjës i ka thënë Pajazitit se, është duke u zëvendësuar rrjeti në fshtrat Nesalcë dhe Verban dhe janë zotuar se deri në sezonin e dimrit banorët mund të llogarisin se ky problem do të zgjidhet./presheva.com/