SHPËRNDAJE

 

Kandidati i Alternativës për Ndryshim për kryetar të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka nis sot në terren fushatën elektorale për zgjjedhjet e 21 qershorit.
Për dallim nga subjektet tjera, Pajaziti fushatën e nisi nga shtëpia e tij.
Të afërm, fqinj dhe banorë të lagjes “ Tole “ i dhanë mbështetje të parazervë Pajazitit në rrugëtimin e tij drejt fitores dhe kurorëzimit me pozitën e njeriut të parë në komunë.
“ Prania e juaj këtu më inkurajon të kërkoj mbështetje të gjerë për të sjell ndryshimin e shumëpritur në Bujanoc. Pa përkrahjen e lagjes nuk do të kisha patur të drejtë morale të kërkoja votë në pjesë tjera të fshatit e lëre më në vendbanimet tjera “, u shpreh Pajaziti.
Ai tha se kjo mbëhtetje e sinqertë do t’i jap shtytje dhe se me bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët e tij do të punojnë për të mirën e secilës lagje, secilit fshat dhe të vet qytetit t Bujanocit.
Nga ana e tjetër, duke uruar Pajazitin në garën për kryetar komune, banorët e lagjes së tij shprehën gatishmërinë për ta përkrahur në çdo kohë duke qenë të sigurt se ai do t’i mbrojë me dinjitet dhe përkushtim të plotë interesat e secilit qytetar nga secili vendbanim i komunës tonë.