SHPËRNDAJE

Kryetari i Alternativës për Ndryshim dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti së bashku me zv.kryetarin e Apn-së, Armend Aliun kanë zhvilluar dy takime atë me  kryetarin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi dhe me z.Taulant Balla, shef i grupit paralamentar të Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë.

Tema e këti takimi ishte që këto institucione të rëndësishme të marrin masat e nevojshme për çështjen e pasivizimit  të adresave të shqiptarëve në Serbi si dhe çështjen e  pasivizimit të adresave në instanca të Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian si dhe mundësinë e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Pas këtyre dy takime Pajaziti ka tënë se :

“Sot në dy takime që kishim shumë të rëndësishme, me frymë vëllazërore, bashkë me zëvendës kryetarin e Alternativës për Ndryshim z.Armend Aliun, i paraqitëm të gjitha brengat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë në Serbi.

Në takim me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Gramoz Ruçi, u siguruam që ky institucion i rëndësishëm të jet në dijeni dhe të merr masat e nevojshme për çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Në takimin me z.Taulant Balla, shef i grupit parlamentare të Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, kërkuam ndihmë për ngritjen e çështjes së pasivizimit të adresave në instanca të Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian si dhe mundësinë e nxjerrjes së një rezolute për këtë çështje në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë-ka shkruar kështu në rrjetin social facebook kryetari i Alternativës për Ndryshim dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti.”/presheva.com/