SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti në postimin e tij të fundit në rrjetin social ka lansuar kritika mbi punën e bërë në rrugën e sapoasfaltuar në qytetin e Bujanocit.

Sipas Pajazitit, në këtë rrugë para se të shtrohet asfalti mbi asfalt, është dashur të ndërrohen gypat e asbestit, sepse përveç që janë të vjetër sa vet kryetari, janë edhe kancerogjen.

Postimi i plotë:

Asfalti i ri, mbi asfalt, u shtrua rreth një javë më parë.

Sot po prehet për ta rregulluar një gyp, i cili ka shpërthyer, sigurisht nga presioni i madh i ujit, dhe për shkak se e ka konsumuar koha, është gyp i cili është vendosur para rreth 50 viteve.

Në këtë rrugë para se të shtrohet asfalti mbi asfalt, është dashur të ndërrohen gypat e asbestit, sepse përveç që janë të vjetër sa vet kryetari, janë edhe kancerogjen.

Duhet të mendojmë e të punojmë për gjeneratat e ardhshme, jo për zgjedhjet e ardhshme, ka shkruar Pajaziti./presheva.com/