SHPËRNDAJE

Edhe përkundër faktit se gjysma e vitit 2019 po përfundonë, mjetet buxhetore të parapara për Media, OJQ-të, Organizatat Sportive, Praktikantët, Bizneset, Bujqit, Zejtarët edhe më tej janë duke fletur në arkën e pushtetit lokal në Bujanocit. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajazit. Pajaziti në rrjetin e tij social ka postuar një shkrim në të cilin thuhet se, “Jemi në qershor të 2019-ës dhe të gjitha konkurset e parapara për këtë vit nga Komuna e Bujanocit, janë vonuar të realizohen nga organet komunale dhe komisionet përkatëse. E gjithë kjo vonesë po bëhet për t’i mbajtur nën kontrollë: Portalet, OJQ-të, Organizatat Sportive, Praktikantët, Bizneset, Bujqit, Zejtarët dhe të gjitha shtresat e shoqërisë. Në pranverën e vitit 2020 në Sërbi do të ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare. Mbane në mend: Në 2020-ën të gjitha konkurset do të shpallen dhe do të realizohen në muajt shkurt – mars. Në pranverën e nxehtë të vitit të ardhshën mbani portat e oborreve hapur, sepse vjen asfallti, kërkoni çka të doni, do të ju plotësohen kërkesat, por një gjë mos e harroni, të “dielën” duhet t’i ndëshkoni ata që po luajnë me juve dhe ata që u pasuruan duke ju zhvatur e varfëruar juve! thuhet në shkrimin e të parit të APN-së në  Bujanoc./presheva.com/