SHPËRNDAJE

I pari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, reagimin e KNSH-së lidhur me shqyrtimin e bashkëpunimit me MASHZHT-në e ka konsideruar vetëm një manipulim që KNSH po mundohet ti mbulojë ngecjet e njëpasnjëshme.

Postimi i plotë Arpër pajazitit kryetarë I degës së APN-së në Bujanoc:   

Reagimi i fundit i KNSH-së që thirret në shqyrtimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, është vetëm një kamuflim që po mundohet të manipulojë me opinionin lidhur me ngecejet e njëpasnjeshme dhe mungesën e zgjidhejs së problemeve sidomos në fushën e Arsimit.

Shtatori po afrohet, mungesa e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë edhe më tej është problem në vete dhe i pazgjidhur. Vaji për kompetenca, për emërimin e drejtorëve është vetëm një makiazh i PVD-së brenda KNSH-së.

Që nga fillimi kjo qeverisje na ka servuar fjalë të ndërlidhura me nxënësit shqiptarë dhe patriotizëm të shfrenuar, që nuk përkon aspak me realitetin dhe zgjidhjen e problemeve. KNSH është duke luajtur 100% rolin e PVD-së, ndërsa nuk pasqyron as 10% interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Është më mirë që KNSH të na sqarojë për “sukseset” në fushën e kulturës, përdorimin e dygjuhësisë, simbolit kombëtarë e sidomos në fushën e informimit, të cilën është duke e shantazhuar sikurse me profesionalizëm poashtu edhe me keçmenaxhim të mjeteve finansiare.

Emërimi i drejtorëve nëpër shkollat shqipe në Luginë, pas disa ndryshimeve ligjore, për fat të mirë nuk është më në dorën tuaj. Si duket keni harruar manipulimet që i keni bërë në mbledhjet e thirrura “sekrete” për emërimin e drejtorëve nga klani.

Për hirë të realitetit, shkresat tuaja janë një manipulim, ato nuk kanë shkuar asnjëherë për ku janë nisur dhe as që do të shkojnë, sepse ju e dini shumë mirë nga hahet peshku dhe nuk e rrezikoni për asgjë “miqësinë” me ta. “Vi podërzhavate ovu Vlladu i ovaj program”, ka shkruar Pajaziti./presheva.com/