SHPËRNDAJE

Partia Demokratike sot i ka dorzuar pakon financiare pushtetit lokal në Bujanoc për dalje nga kriza financiare e shkaktuar nga pandemia kovid 19.

Pako iu është dorzuar Kryetarit të komunës Shaip Kamberit dhe atij të Kuvendit Adnan Salihut.

Dokumenti:

PAKOJA FINANCIARE E PROPOZUAR NGA PARTIA DEMOKRATIKE PËR MARRJEN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR TEJKALIMIN E SITUATËS SË KRIJUAR NGA PANDEMIA COVID-19 NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Duke u nisur nga gjendja e krijuar nga pandemia Covid-19 dhe pasojat që ka lënë dhe pritet të lë në shumë fusha, e parasegjithash në ekonomi, bujqësi, shëndetësi dhe në familjet me asistencë sociale, si dhe nga fakti që në llogarinë rrjedhëse të komunës së Bujanocit janë derdhur 200.000 euro donacion nga Republika e Kosovës, Partia Demokratike konsideron:

-Se është e nevojshm edhe e domosdoshme që sa më shpejt që është e mundur të caktohet seanca e Kuvendit Komunal, ku do të jetë shqyrtimi dhe miratimi I propozimvendimit mbi rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2020.

Partia Demokratike propozon që të bëhen ndryshimet në pozicionet buxhetore, për t’I ndihmuar bizneseve të vogla dhe të mesme, ekonomive bujqësore, familjeve me asistencë sociale, sektorit të shëndetësisë dhe studentëve.

Pakoja financiare e propozuar nga PD-ja përfshinë 5 pozicione të buxhetit për vitin 2020, ku vlera totale e këtyre pozicioneve do të rritet edhe për 48.000.000 dinarëve.

Në vijim po ju paraqesim pakon në fjalë:

Ekonomia

Në pozicionin 103 – subvencionet rrjedhëse për ndërmarrësit, shuma prej 8.000.000 dinarëve e paraparë me buxhetin e vitit 2020, të rritet për 22.000.000 dinarë, gjithsej 30.000.000 dinarë.

Pozicioni 103 – Subvencionet rrjedhëse për ndërmarrësit Buxheti I vitit 2020 Propozimi i PD-së për rritje të pozicionit Total
  8.000.000 din 22.000.000 din 30.000.000 din

Masa 1: Subvencionimi I punëtorëve në sektorin privat ………. …………………10.000.000 din.

Masa 2.Stimulimi I ndërmarrjeve prodhuese ………………………………….….  7.000.000 din.

Masa 3: Stimulimi I ndërmarrjeve shërbyese dhe tregtare …………………..……10.000.000 din.

Masa 4: Kompenzimi I bizneseve për qira ………………………………..………..3.000.000 din.

  1. Bujqësia

Pozicioni 104 – Subvencionet rrjedhëse për bujqësi, shuma prej 27.500.000 dinarëve e paraparë me buxhetin e vitit 2020, të rritet për 10.000.000 dinarë, gjithsej 37.500.000 dinarë.

Pozicioni 104 –Subvencionet rrjedhëse për bujqësi Buxheti I vitit 2020 Propozimi i PD-së për rritje të pozicionit Total
  27.500.000 10.000.000 37.500.000

Masa 1: Stimulimi I kultivuesve të pemëve dhe perimeve (grurit, misrit, etj) ……15.000.000 din.

Masa 2: Stimulimi I blegtorisë ……………………………………………………15.000.000 din.

Masa 3: Stimulimi I përpunuesve të qumshtit ……………………………………. 3.000.000 din.

Masa 4: Stimulimi I bletarisë …………………………………………………….. 4.500.000 din.

Ndihma për Studentët

Pozicioni 217 – Ndihmë financiare të njëhershme për studentët, shuma prej 10.000.000 dinarëve e paraparë me buxhetin e vitit 2020, të rritet për 5.000.000 dinarë, gjithsej 15.000.000 dinarë.

Ndihmat sociale

Pozicioni 218 – Ndihma sociale, shumaprej 4.450.000 dinarëve e paraparë me buxhetin e vitit 2020, të rritet për 6.000.000 dinarë, gjithsej 10.450.000 dinarë.

Shëndetësia

Pozicioni 228 – Shtëpia e Shëndetit, shumaprej 10.000.000 dinarëve e paraparë me buxhetin e vitit 2020, të rritet për 5.000.000 dinarë.

Pozicioni 228 – Shtëpia e Shëndetit Buxheti I vitit 2020 Propozimi i PD-së për rritje të buxhetit Total
  10.000.000 5.000.000 15.000.000

Masa 1: Angazhimi I kuadrit shëndetësor (mjekët, infermierët).…………… …13.000.000 din.

Masa 2: Blerja e pajisjeve medicinale …………………………………………… 2.000.000 din.

Arsyetim:

Realizimi I kësaj pakoje financiare është imundshëm duke u nisur ngafakti se veç janë të siguruara rreth 24.000.000 dinarë donacion nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe duhet të sigurohen edhe 24.000.000 dinarë nga të hyrat vetanake të komunës, që përbën vetëm 2.2% të buxhetit, dhe kjo është e mundshme duke tërhequr nga realizimi I ndonjë projekti që nuk është me urgjencë në këtë kohë.

Le të përqëndrohemi në normalizimin e gjendjes, e në rend të pare në rimëkëmbjen e ekonomisë lokale, zhvillimit të sektorit të bujqësisë, gjendjes social edhe shëndetësore dhe kujdesin ndaj studentëve.

Në këtë drejtim, jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha partite në miratimin dhe realizimin e kësaj pakoje financiare, thuhet në pakon financiare të propozuar nga PD./presheva.com/