SHPËRNDAJE

Me dëshirën që të duken sa më bukur dhe më moderne, femrat shpesh bëjnë “akrobacione” të ndryshme të modës dhe blejnë rroba shumë të shtrenjta, duke mos kuptuar që për dukje kulmore dhe kombinim veshjes perfekte nevojitet pak

Dëshmi për këtë është dama e parë e Amerikës, Melania Trump, e cila me rastin shfaqjes së fundit në publik ka ngazëllyer femrat, por edhe kritikët e modës.

Kombinimi i saj i veshjes është aq i thjeshtë, por edhe aq elegant, sepse përbëhet nga disa pjesë rrobash kryesore klasike të cilat kurrë nuk dalin nga moda dhe tashmë me decenie gjenden në listën e rrobave të cilat çdo femër duhet t’i ketë në dollapin e saj.

Fjala është për pantallonat ngjyrë të zezë, fanella me fyt ngjyrë e zezë dhe çizmet me lëkurë antilope me taka të larta.

Ndërsa monotoninë e kombinimit bukuroshja sllovene në mënyrë perfekte e ka thyer me pallton efektive ngjyrë gamileje me detaje të errëta dhe ngjyrë të kaltër në të errët.

A pajtoheni me zgjedhjen? Ndani me ne komentet!