SHPËRNDAJE

Panxhar

Panxhari është një produkt cili duket se ka aftësi mbrojtëse në uljen e tensionit të gjakut.
Sipas një studimi të bërë nga shkencarët britanikë rezulton se një gotë lëng panxhari në ditë mund të ulë tensionin, duke bërë të mundur reduktimin e tensionin për 10 milimetra të treguesit të zhivës, dhe në rastet e disa të testuarve tensioni ulet në vlerat normale.
Shkencëtarët nga Barts Health HNS Trust dhe Fakulteti londinez i mjekësisë të cilët me vite kanë hulumtuar ndikimin e panxharit në uljen e tensionit të gjakut paralajmërojnë në një efekt të mundshëm anësor të konsumimit të panxharit –urina merr ngjyrë rozë.
Udhëheqësja e hulumtimit Amrita Ahluëalia thotë se si ekipi i saj ka qenë i befasuar se sa pak nitrate janë të nevojshme për efekt aq të fuqishëm në tension, përcjell BBC. Hulumtimi është kryer në 15 vullnetarë.