SHPËRNDAJE

Papa Françesku do ta vizitojë Maqedoninë gjatë vitit të ardhshëm, gjegjësisht në periudhën prej 3 deri 7 maj. Në turneun e tij përkrah Maqedonisë, Papa do ta vizitojë edhe Bullgarinë dhe Rumaninë, shkruajnë mediumet argjentinase, duke ju referuar burimeve nga Vatikani Për momentin nuk ka asgjë zyrtare për vizitën e kryesuesit të kishës katolike në vendet ballkanike. Gjatë vizitës së tij, Papa pritet të takohet me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Papa më herët ka qenë edhe në Shqipëri, ndërsa në mënyrë tradicionale ai dhe bashkëpunëtorët e tij vizitojnë vendet evropiane.