SHPËRNDAJE

Shikuesit e BBC u lanë të shokuar këtë mëngjes pasi në një edicion të parashikimit të motit u shfaqën disa pamje jo të zakonshme.

Sipas medieve të huaja,  bëhet fjalë për një edicion që fliste rreth stuhisë Dennis që ka përfshirë Britaninë e Madhe.

Prezantuesi paraqiti një paralajmërim të autoriteteve rreth motit “të rrezikshëm” për Uellsin Jugor, për shkak të përmbytjeve.

Sidoqoftë, forma se si u paraqit “harta e rrezikut” bëri që disa shikues të mbesin të shokuar.

Shumë reaguan në Twitter për të shprehur dëfrimin e tyre, me disa që riemëruan stuhinë Dennis si “Stuhia Penisi”.