SHPËRNDAJE

Purushottam Timsina pësoi lëndime fatale dhe u nda nga jeta, ndërsa Guarav Choudhary theu të dy këmbët, kur parashuta me të cilën po fluturonin nëpër West Bengal të Indisë, u shkëput papritmas. Buzëqeshja e 32-vjeçarit u ndërpre menjëherë, kur nisi të binte teposhtë, ndërsa mbahej fuqishëm prej pilotit që të mos shkëputej.

Përplasja me shpinë për betoni, i ka shkaktuar lëndime të mëdha nepalezit Timsina, që ka vdekur menjëherë. Mirëpo, ai e mbrojti pasagjerin, që theu të dy këmbët. Mbrojtësit e rendit e konsideruan vdekjen si jo të natyrshme, ndërsa janë duke bërë hetimet e duhura. Ata kishin rënë në një pronë private, ndërsa raportohet se mbajtëset e parashutës nuk ishin kontrolluar si duhet, ndërsa piloti nuk kishte pasur helmetë.