SHPËRNDAJE

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Tanju Bilgiç gjatë qëndrimit të tijë në Preshevë ka realizuar takime me drejtuesit e pushtetit lokal ku është informuar për aktualitetet në vend dhe kërkesat e qytetarëve që janë në interesin e tyre.

Në kabinetin e kryetarit Shqiprim Arifi diplomati turk është pritur nga kryetari dhe ndihmës kryetari Armend Aliu me të cilët kanë diskutuar për projektet që do të financohen nga Qeveria e Turqisë.

Delegacioni me nikoqirët kanë vizituar edhe ambientin e stadiumit të Preshevës për të cilat është premtuar mbështetja materiale nga ambasada turke ./presheva.com/