SHPËRNDAJE

Tubimin e hapi kryetari i Këshillit Kombatër Shqiptar z. Shukri Ymeri, i cili para të pranishmëve shpalosi punën dhe angazhimet që ka bërë Partia Demokratike Shqiptare me këtë institucion në mandatin i cili po përfundon. Z. Ymeri theksoi se PDSH mbajti atë që kishte premtuar elektoratit në zgjedhjet e vitit 2014, ku nuk lejoi përkthimin respektivisht bastardimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptar, poashtu bëri hapa konkret që në bashkpunim me institucionet e Kosovës të siguroj libra për nxënësit shqiptar, e që mjerisht nga organet qeveritare serbe një gjë e tillë nuk u mundësua. Përveç fushës së arsimit edhe në sferat tjera përmes këtij institucioni janë ngritur përmes kërkesave të numërta nevojat e popullit shqiptar që jeton në Luginë të Preshevës, ndërsa tek simboli kombëtar ishim të pakopromis në mos lejimin e ndryshimit dhe tjetërsimit të tij, e të cilin me bindje shumë të thellë Partia Demokratike Shqiptare do ta mbrojë edhe në të ardhmen. Fjalë rasti në këtë tubim pati edhe kryetari i nëndëgës Corroticë z. Mumin Bajrami i cili njëherit është kandidat për Kuvendin e Këshillit Kombëtar Shqiptarë, ku në fjalimin e tij nënvizoi se Partia Demokratike Shqiptare përgjatë tërë rrugëtimit të saj e ka njohur dhe e ka bartur me vete vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës Lindore, prandaj edhe me Institucionin e Këshillit Kombëtar shqiptar të cilin do ta drejtojmë edhe pas zgjedhjeve të datës 04.Nëntor , do të vazhdojmë të jemi konsistentë në kërkesat dhe vullnetin e Shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Pra Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të jenë bashkë me Republikën e Kosovës. Në këtë tubim me fjalim u paraqit edhe kandidatja për Kuvendin e Këshillit Kombëtar zonjusha Blerta Jahiji e cila theksoi: Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet për Këshillin nacional të shqiptarëve, padyshim se për bazë e ka Programin e vet politik të mbështëtur në popull, ku do të mundohet që ta jetësoj. Nga vendbanimi Raincë është edhe një kandidat tjetër i mundshëm për këtë institucion,z Gëzim Bajrami, I cili ftoi poashtu që më datë 04 nëntor në mënyrë masovike të dalim dhe të votojmë Partinë Demokratike Shqiptare, duke rrethuar nr.5. Bartësi i listës zgjedhore të PDSH-së z. Enver Mehmeti theskoi se Rainca është një shtyllë e fuqishme dhe me kapacitete tejet të çmuara të resurseve njerëzore para së gjithash të formuara kombëtarisht, ku në këto zgjedhje mbase historike në udhëkryqin të cilin gjendemi, nevoitet që ti shfrytëzojmë për të mirën e popullit tonë, vullneti i të cilit është bashkimi me Republikën e Kosovës. z. Mehmeti,i ftoi të gjithë të pranishmit që më 4 nëntor të votojnë numrin 5, që sigurohet mbështetje më e fuqishme për Partinë Demokratike Shqiptare rrjedhimisht zëri më i fuqishëm I bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës. aLideri i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa ftoi jo vetëm ata që ishin prezentë por të gjithë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të dalin sa më shumë në këto zgjedhje sepse janë të një rëndësie të veçantë në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, e që zëri i shqiptarëve të Kosovës Lindore të dëgjohet sa më fuqishëm, nevoitet që kjo mbështetje popullore të vie për Partinë Demokratike Shqiptare rrjedhimisht për bashkimin e këtyre komunave me Republikën e Kosovë.