SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në kuadër të javës së buxhetit kishte ftuar një takim të përbashkët me liderët politik pozitë dhe opozitë lidhur me përpilim buxhetin e komunës për vitin 2019. Vlenë të përmendet se oponentët opozitarë nuk iu përgjigjën ftesës për pjesmarrje në takimin në fjalë.Kryetari Arifi për mos pjesmarrje në këtë takim ka mbajtur një konferenc për media ku ka deklaruar se ka pritur në takim liderët kinse do të vin mirëpo ata nuk iu kanë shqyrtuar kësaj ftese për arsye se bëhet fjalë për buxhetin. Kryetari i pvd-së në Bujanoc, Shaip Kamberi ka qëndruar në Luginën e Preshevës dhe nuk ka ardhur në takimin që është paraparë. Kështu që në këtë drejtim kjo tregon se partitë politike nuk janë në gjendje të ndajnë cështjet të cilat janë për shoqërinë  dhe çështjet të cilat   janë me rëndësi të veçantë për planifikim në të ardhmën për shoqërin. Ne nuk kemi fuqi të mbajmë inate politike me njëri tjetrin por për çështje bazore në të cilën qëndron baza e që është buxheti jonë tha ndër të tjera Arifi.

Kryetari Arifi përmes konferencës për media ka kërkuar falje ndaj qytetarëve të Komunës së Preshevës që kemi një spektër politik kaq injorant ndaj kërkesave dhe gjërave bazë për qytetin tonë dhe për qytetarët tanë. Dje është bërë edhe marrëveshja e PVD-së me PDSH-në gjegjësisht koalicioni i dy partive për zgjedhjet në KNSH-së, dy parti të cilët vite me rradhë kanë përça popullatën duke fyer ndaj njëri – tjetrit me ërtime të ndryshme si tradhëtar e shumë fjalë të tjera mirëpo kjo është vetëm një dëshmi e asaj që këto parti politike kanë bashkëpunar edhe në të kaluarën me njëri tjetrin por në shpind të popullit kanë treguar se kinse janë të përçar ndaj njëra tjetrës. Përmes marrëveshjes koalicionare ku kanë gënjyer në këtë marrëveshje që kinse do ta vendosin patriotizmin më lartë kinse këta janë mbrojtësit e flamurit dhe të referendumit. Humbjet këta i bëjnë fitore ndërsa për gabimet i fajësojnë të tjerët thotë kryetari i komunë, Shqiprim Arifi./presheva.com/