SHPËRNDAJE

Si masë parandaluese nga përhapja e coronavirusit (Covid-19), Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar me dezinfektimin e trenave të udhëtarëve.

Dezinfektimi sot është kryer në katër garnitura dhe katër vagona që transportojnë udhëtarë në relacione të ndryshme. Sipas nevojës aksioni do të zbatohet përsëri.

Më herët dezinfektim ka bërë edhe Ndërmarrja Transportuese Publike, e cila dezinfektoi autobusët e transportit publik në Shkup.

Ndryshe, deri tani në vend janë regjistruar katër raste të infektimit me coronavirus, ndërsa rasti i fundit u konfirmua sot.