SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë prej 4,7 goditi Greqinë qendrore të enjten, por nuk pati raporte të menjëhershme për dëme ose lëndime.

Instituti Gjeodinamik tha që tërmeti goditi në orën 11:24 me kohë lokale rreth 240 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Athinë.

Greqia shtrihet në një nga zonat më aktive sizmike në botë dhe tërmetet janë të zakonshme, megjithëse dëme të mëdha dhe viktima janë të rralla.

Ndryshe, një tërmet me fuqi 4.2 të shkallës së Richterit goditi një pjesë të Kroacisë.

Sipas mediave kroate, epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 5 e 10 minuta ishte 23 kilometra në veriperëndim të Kninit.

Gjithashtu edhe në Kroaci, deri më tani, nuk ka asnjë informacion për dëmtime të mundshme materiale e as për të lënduar.