SHPËRNDAJE

Për herë të parë pas shumë vitesh bëhet ecje në këmbë në pikën kufitare Miratoc- Llojan, ndjesi e pa përshkruar thotë për portalin preshevacom kryetari komunës, Shqiprim Arifi.

Arifi gjatë ditës së djeshme me bashkëpunëtorët e tijë kanë kaluar kufirin i cili mbahet i mbyllur padrejtësisht për banorët vendës.

Në anën tjetër të kufirit kryetari i komunës së Preshevës është pritur nga zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Arifi për preshevacom ka konfirmuar se në këtë takim është bërë ndarja e përgjegjësive në përgaditjet teknike që duhet të realizohen në këtë pikë kufitare.

Në pjesën e pikës kufitare në Miratoc është kryer asfaltimi dhe elektrifikimi ndërsa tanë pritet që këto punë të përfundojnë edhe në pjesë e kufirit në Llojan.

Delegacioni në fjalë patën rastin të takojnë edhe banorët e fshatit Llojan të cilët me shumë dëshirë e presin hapjen e kësaj pike kufitare që i ndan familjet shqiptare në mes vete në dy shtete./presheva.com/