SHPËRNDAJE

Tyson Fury kishte bërë një telefonatë emocionuese te babi i tij, menjëherë pas triumfit ndaj Deontay Wilderit në kategorinë e rëndë në boks.

The Gypsy King e fitoi rimeçin ndaj Bronze Bomber në Las Vegas, për t’i rrëmbyer kështu titullin WBC, por edhe për t’i shkaktuar humbjen e parë në karrierë.

Britaniku kishte telefonuar babain e tij në telefon për ta pyetur se di ndihej dhe si i dukej fitorja e tij që e riktheu pas disa vitesh në majat e boksit.

“Dëgjo, isha shumë i fortë për të baba. Isha më i fortë se ai. Po, unë bëra një gjë të madhe sonte, kam goditur atë fuqishëm, gjaku i tij rridhte nga veshi”, ka zbuluar Fury rreth telefonatës me babain e tij.

“Ai ishte i shkatërruar qysh nga nokauti i parë. E godita atë me të majtën, në kocka dhe nuk mund të ngrihej si duhet”.

“Ai dukej mirë ne televizor. Baba, jam bërë njeriu i dytë që e fiton “Ring Magazine” dy herë – unë dhe Muhammad Ali, jo keq hë?”.

“Vazhdo përpara baba, do t’i kem miliona intervista. Do të telefonojë si të kthehem në shtëpi. Do të shihemi për pak”, ka shtuar me tej ai.

Wilder do t’i ketë 30 ditë kohë për t’u përgjigjur rreth trilogjisë me Furyn, e që me shumë gjasë do të ndodhë në fund të këtij viti.