SHPËRNDAJE

Një mësues që duket se ishte dehur në Rusi ishte filmuar duke u lëkundur para se të binte në dysheme.

Sipas mediave të huaja,në videon disa sekondëshe, e cila duket të jetë regjistruar nga një celular i njërit prej nxënësve, një burrë shihet i ulur në një tavolinë, ndërsa mban një shkop në duar.

Siç edhe mund të shihet, ai lëkundet prapa dhe përpara ndërsa fëmijët shihen në ngazëllim për sjelljen e tij të çuditshme.

Duke “pëshpëritur” diçka, mësuesi pastaj bie prapa nga tavolina në dysheme – duke i nxitur nxënësit të shpërthejnë në të qeshura dhe të ngrihen në këmbë për të parë nga afër.

Ai shtrihet plotësisht me gojën e tij të hapur sikur pa vetëdije dhe një nga nxënësit atëherë vëren se mësuesi i tyre mund të kishte vdekur në të vërtetë.

Incidenti thuhet se është filmuar në një shkollë në qytetin Aznakayevo në republikën jug-perëndimore ruse të Tatarstan.

Pak pasi ndodhi incidenti, drejtuesit e shkollës zhvilluan një takim me të gjithë nxënësit e pranishëm, si dhe prindërit e tyre.

Ndërsa mësuesi i dehur, menjëherë pas publikimit të pamjeve është larguar nga puna.