SHPËRNDAJE

Dje këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa e bëri të ditur se Miley Cyrus do të jetë pjesë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që do të mbahet në Prishtinë me 2/3/4 gusht.

Ky padyshim se është një lajm shumë i mirë duke qenë se Miley është një këngëtare shumë e famshme në arenën botërore muzikore. Duke qenë se këngëtarja ndiqet nga miliona njerëz nga e mbarë bota kjo do të jetë një promovim mjaft i mirë edhe për Kosovën.

Kjo ka ‘tërbuar’ serbët, dhe i ka bërë ata që të reagojnë me komente banala dhe nacionaliste, duke shprehur frustrimin se edhe kësaj radhe Kosova është destinacioni i preferuar i artistëve më të mëdhenjë botërorë.