SHPËRNDAJE

Për shkak të gjendjes kaotike dhe frikës nga coronavirusi, në Hong Kong marketet kanë mbetur të zbrazëta pasi brenda tyre nuk ka mbetur as edhe një artikull ushqimor.

Qytetarët e pushtuar nga frika se do të mbeten pa ushqim, kanë blerë sasi të madhe të artikujve ushqimorë, por Keri Lam që është në krye të Hong Kongut u është drejtuar qytetarëve të saj.

“Ka mjaftueshëm rezerva të ushqimit, përfshirë oriz dhe artikuj tjerë. Qytetarët nuk duhet të brengosen për këtë”, thuhet në njoftimin e Keri Lam.

Ajo gjithashtu ka kritikuar ashpër personat që kanë shpërndarë dezinformata, për kinse mungesë të produkteve ushqimore.

Kujtojmë që në Hong Kongu ka shënuar rastin e 21-të të prekurve me coronavirus që ka ngritur në këmbë tërë botën.