SHPËRNDAJE

Në bashkëisnë lokale Rahovicë ka përfunduar pastrimi i lumit, kjo ndërhyrje vie pasi ishte bllokuar pjesa me e madhe në këtë lokcion.

Sipas përgjegjësit të zyrës për infrastrukturë dhe çështje banesore në Preshevë në njërën pjesë është bërë prerja e drunjëve që kanë qenë në pjesën e lumit dhe kanë penguar rrjedhën e tij, si dhe shkurreve dhe mbeturinave që janë hudhur në atë pjesë të lumit. Kjo ndërhyrje sipas zyrtarëve të pushtetit lokal vie pasi më parë në atë pjesë është rregulluar edhe kanalizimi fekal, që ka rrjedhë në lum.

Poashtu iniciativat e drejtorateve përkatëse të komunës Preshevë kanë bërë punët në terren këto ditë edhe në sferën e ruajtjes së ambientit ku jeton komuniteti jonë. Për një ambient më të pastër dhe kushte më të mira për jetesë në Stacionin Hekurudhorë po bëhet pastrimi i mbeturinave. Kjo pjesë ka qenë e stërmbushur me mbeturina dhe ka penguar banorët në këtë lagje.

Për portalin preshevacom përgjegjësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore në Preshevë, Xhelal Hasani ka deklaruar se pastrimi ka filluar sot dhe do të vazhdoj ditëve në vijim edhe në pjesët tjera në Stacionin Hekurudhorë./presheva.com/