SHPËRNDAJE

Zyrtarët e shtetit, përfshirë këtu edhe ministrat, zëvendësministrat, deputetët, kryetarët e komunave etj, kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe lideri i VV-së, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se posedon një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji.

Ai ka thënë se apartamenti është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten.

Lideri i VV-së, ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një kredi në nja bankë në vlerë prej 270 mijë euro, në kohëzgjatje prej 25 vitesh, shkak i blerjes së një apartamenti.

Kurti ka deklaruar se nga paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka të hyra vjetore në vlerë prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore në vlerë prej 42, 240 euro të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI).