SHPËRNDAJE

Në deklarimin e pasurisë së tij, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka treguar në detaje se sa i fortë është nga ana materiale.

Miliona euro i ka deklaruar si pronë të paluajtshme e që sipas tij prejardhja e pasurisë është e gjitha jashtë Kosovës.

Shtëpi, Swiss Diamond, Hotel Grand, janë vetëm një pjesë e pasurisë së paluajtshme të Pacollit të cilat kapin vlerën e mbi 65 milionë eurove.

Pacolli ka treguar edhe për vlerën e aeroplanit privat të tij “Avion Challanger CL 604 B&A” që kushton hiq më pak se rreth 10 milionë euro, raporton Indeksonline.

Ai po ashtu ka gjashtë Mercedesa vlera e të cilave është mbi gjysmë milioni euro, por ka edhe vetura të markave tjera.

Më poshtë gjeni gjithë pasurinë e Pacollit të deklaruar nga vet ai në AKK: