SHPËRNDAJE

7 Prill në gjith rruzullin toksor shënohet si Dita Botërore e Shëndetit, por për fat të keq këtë vit kjo ditë po shënohet ndryshe nga vitet e tjera, nën masa të rrepta të pandemisë nga Covid 19 që ka kapluar Botën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është themeluar mbi parimin që të gjithë njerëzit duhet të jenë të aftë të realizojnë të drejtat e tyre për shëndet në nivelet më të larta të mundshme.

Partia Demokratike përmes një komunikate ka vlerësuar se, këtë vit në Ditën Ndëkombëtare të Shëndetësisë më shumë se çdo herë tjetër kujtojmë nevojën e pashmangshme për investime në sektorin e shëndetësisë, dhe rolin e rëndësishëm të mjekëve e infermierëve, farmacistëve, si dhe liderëve botëror për të siguruar kushte për një jetë të shëndosh.

Partia Demokratike, në shenjë të kësaj dite, mirënjohjet dhe falemnderimet ia adresonë mjekëve, infermierëve dhe stafit tjetër mjekësor të Luginës së Preshevës, të cilët janë në front duke iu përgjigjur rasteve të paraqitura me COVID-19.

“Vlerësojmë lartë përkushtimin e tyre që qytetarëve po iu sigurojnë trajtimin dhe përkujdesjen e nevojshme.

Edhe me këtë rast apelojmë qytetarët tanë t’iu shmangen kontakteve me njerëz dhe t’i respektojnë këshillat e institucioneve relevante shëndetësore.

Të japim secili kontributin tonë duke qëndruar në shtëpi dhe lusim Zotin që këtë pandemi ta kalojmë sa më parë e pa viktima” thuhet në komunikatën e Partis Demokratike në Bujanoc./presheva.com/