SHPËRNDAJE

Në sallën e stërmbushur të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Partia Demokratike mbajti tubimin përfundimtar zgjedhor për Këshillin Nacional Shqiptar që do të mbahen më 4 Nëntor 2018.

Pas intonimit të himnit kombëtar, fjalën e morën kandidatët e listës së PD-së për KNSH z. Bajram Mustafa nga Medvegja, Argjenda Sopi nga Bujanoci dhe Limon Shaqiri nga Presheva, të cilët u zotuan se do ta jetësojnë programin e PD-së gjatë qeverisjes me Këshillin Nacional Shqiptar.

Me duartrokitje frenetike u prit edhe fjalimi i kandidatit për kryetar të KNSH-së Sali Salihi, i cili pasi falemnderoi të gjithë simpatizuesit dhe aktivistët e PD-së. që nuk po kursejnë asgjë për të dalë fitimtar në këto zgjedhje, premtoi se do të jetë gjithmonë përkrah tyre, si në pozitë apo opozitë, dhe njëkohësisht premtoi angazhim maksimal për ta përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi.

Gjithashtu, me ovacione të mëdha u prit i pari i PD-së Dr Nagip Arifi, i cili tha se kemi zgjedhor ekipin më të mirë të cilët do të punojnë që shqiptarët të fitojnë më shumë të drejta. Ai porositi që me 4 Nëntor të dalim masovikisht në zgjedhje, me qëllim që mos të lejojmë që të tjerët të manipulojnë me votën tonë.