SHPËRNDAJE

Partia Demokratike e Nagip Arifit gjatë ditës së sotme në tri pika ka mbledhë nënshkrimet e nevojshme për dorëzimin e listës për zgjedhjet lokale të cilës do ti prijë Nagip Arifi.

Në njoftmin e këtij subjekti politik lidhur me këtë aktivitet thuhet se, “Partia Demokratike ka përfunduar mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për zgjedhjet lokale të 26 Prillit 2020.

Falemnderojmë rreth 1400 përkrahës të cilët prej orës 09:00 – 18:00 mbështetën listën zgjedhore “Partia Demokratike – Dr sc Nagip Arifi”.

Gjithashtu, ju njoftojmë se PD do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së arritur në Tiranë për zgjedhjet parlamentare” thuhet në njoftimin e PD-së.

Nga ana tjetër Altërnativa për Ndryshim në Bujanoc, e cila për kryetarë të komunës së Buajnocit ka nominuar Arbër Pajazitin, aktivitetin e sotëm të PD-së e ka konsideruar si shkelje të Marrëveshjes së Tiranës.

Sipas APN-së në Bujanoc, kjo është thyerja e parë e unitetit politik dhe kombëtar nga tinxarët politik. Në postimin e APN-së thuhet, “Është për keqardhje aksioni i sotëm i një subjekti politik në komunën e Bujanocit rreth grumbullimit të nënshkrimeve për Listën e zgjedhjeve lokale.

Do të ishte çdo gjë në rregull po qëse nuk do të kishte një Marrëveshje të Tiranës rreth unifikimit të spektrit politik për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, nënshkrues e së cilës është edhe partia që sot ndërmori aksionin në fjalë.

Si rezultat i kësaj Marrëveshje, subjektet politike do duhej pritur që krahas nënshkrimeve për Listat garuese në nivel lokal t’i grumbullojnë ato edhe për nivel qendror, që do të ishte teknikisht më e lehtë dhe do ta evitonte maltretimin e njerëzve.

Por rasti i sotëm sjell me vete edhe shumë dyshime që mund të prodhojnë përçarje tek faktori politik shqiptar, sidomos në Bujanoc e që për pasojë do të kishte efekte të dëmshme.

E prirë nga një drejtues tinxarë, që gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar duke i „ nxënë në befasi „ të tjerët, vet kjo parti mund të bëhet pre e inicimit të përçarjes ndërshqiptare.

Në rolin e tij „ si i pari i katundit „ që shrytëzon edhe ditët e pushimit ( të dielën ) për t’ia „ kurdisur „ të tjerëve është shenjë e keqe se „ ditë të mira po vijnë „.

APN do ta zbatoj në përpikshmëri Marrëveshjen e Tiranës dhe në asnjë mënyrë nuk do të nis grumbullimin e nënshkrimeve veç e veç, por krahas Listës lokale do t’i grumbulloj edhe ato për parlamentare, duke i’a lehtësuar kështu qytetarëve skajshmërisht procedurat dhe duke ia kursyer kohën e tyre të çmuar” thuhet në postimin e APN-së.

Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare do të mbahen më 26 prill të këtij viti, aktualisht shqiptarët do të marrin pjesë me 4 kandidatë për të parin e komunës, por sipas burimeve të presheva.com, nuk përjashtohet mundësia që këtij tabori ti shtohet edhe një kandidatë shqiptarë dhe numri mund të shkojë në 5 lista shqiptarë./presheva.com/