SHPËRNDAJE

Rinia e Partis Demokratike sot ka ndërmarrë një aksion për tu solidarizuar me mjekët shqiptarë që u lanë jasht konkursit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoci, në të cilin në mardhënie punë me kontratë të përhershme u pranua një mjek dhe një tjetër me kontratë 4 vjeçare, që të dy të nacionalitetit serb.

Në komunikatën e PD-së thuhet: Rinia e Partisë Demokratike në Bujanoc me një aktivitet simbolik ka shprehur shqetësimin e qytetarëve shqiptarë rreth diskriminimit të mjekëve shqiptarë që po iu bëhet nga pushteti lokal i komunës së Bujanocit.

Përkundër heshtjes së kryetarit të komunës së Bujanocit për këtë diskriminim, të rinjtë e PD-së edhe sot nuk kanë heshtur ndaj anashkalimit të kuadrove shqiptarë në Shtëpinë e Shëndetit duke u solidarizuar me mjekët shqiptarë.

Përmes këtij aktiviteti është paraqitur gjendja e rëndë në shëndetësi dhe shkeljet e njëpasnjëshme ndaj mjekëve shqiptarë, të cilët edhe pse i plotësojnë të gjitha kushtet për punësim, në konkursin e fundit ishin refuzuar të gjithë, e në vend të tyre gjetën punë dy mjekë të komunitetit serb.

Bujanoci, aktualisht ka 7 mjekë shqiptarë që janë të licencuar dhe janë të gatshëm për punë, por përveç deklaratave të pushtetarëve se do të punësojnë çdo mjek shqiptar që plotëson kushtet, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Gjithashtu, iu bë me dije pushtetit lokal se fshatrat Nasalcë, Bilaç, Samolicë, Konçul ende nuk kanë asnjë mjek të punësuar, kurse fshati Tërnoc punon vetëm në ndrrimin e parë. Kjo gjendje kaotike në shëndetësi kërkon zgjidhje sa më të shpejt.

Qytetarët po vazhdojnë t’i vuajnë pasojat e pushtetit “për shqiptarët”, i cili është dorëzuar i tëri në duart e partnerit serb të koalicionit, thuhet në komunikatën e PD-së të lëshuar për opinion./presheva.com/