SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e bashkive të djathta dhe me krerët e degëve.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se të hënën në orën 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës e 10-a në rang kombëtar.

Ndërkohë Basha pas mbledhjes në një deklaratë për mediat konfirmoi lajmin.

“Dua të falendëroj nga zemra edhe njëherë mbi 85 përqind të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua t’i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20.00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane. Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20.00 në Tiranë.”, tha Basha.

Kujtojmë se të hënën votohet në Kuvend ngritja e Komisionit të posaçëm parlamentar për presidentin.