SHPËRNDAJE

Kumtesë

Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur me kryesinë dhe grupin e këshilltarëve të saj, më 06 mars 2020, shfuqizon:
Masën e MORATORIUMIT në punën e Kuvendit Komunal Preshevë.

Edhe ashtu nga vendimi për MORATORIUM kaluan plot gjashtë muaj dhe Kuvendi Komunal Preshevë ka pasur vetëm një seancë të mbajtur.
Tani, PDSH jo që do të jetë kritike vetëm në materialet dhe aktet e Kuvendit Komunal por edhe në punën e pushtetit ekzekutiv lokal.
Ndërkohë, PDSH do të inicoj edhe pika të rendit të ditës për diskutim dhe shqyrtim në seancat e radhës të Kuvendit Komunal të natyrave politike që për plot tre vite nuk janë iniciuar nga pushteti lokal.

Çështja e çregjistrimit të popullsisë shqiptare, çështja e arsimit, shëndetësisë, identitetit shqiptar dhe të tjera do të jenë prioritare që të diskutohen në seancat e radhës-thuhet kështu në kumtesën e Pdsh-së./presheva.com/