SHPËRNDAJE

Pedro-Munir

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez mund të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni duke u transferuar në Inter.
Pedro Rodriguez pritet të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi ka prauar se është i pakënaqur me statusin e rezervistit në gjigantin katalan, dhe se do të konsiderojë të ardhmen e tij pas këtij edicioni.

Kurse, “Studio Sport” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në Inter.

Trajneri i Nerazzurrëve, Roberto Mancini kërkon një sulmues pas aventurës së dështuar të huazimit të Lukas Podolskit nga Arsenal.

Andaj, emri i Pedros është një objektiv i nxehtë në Giuseppe Meazza.