SHPËRNDAJE

Pele

Legjenda e Brazilit, Pele, beson se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është aktualisht më i mirë se rivali i tij nga Barcelona, Lionel Messi.
Pele beson se vitet e dominimit të Lionel Messit kanë përfunduar. Ai tani e konsideron yllin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, si futbollistin më të mirë në botë.
“Tani, pas disa viteve të dominimit të Messit, më i miri është Cristiano”, deklaroi ikona e Santosut për “L’Uomo Vogue”.
“Por, e ardhmja do të jetë e Neymarit. Ai mund të jetë çelësi tek Barcelona dhe t’i ndihmojë Brazilit të rithehet në mesin e Kombëtareve më të mira në botë”, u shpreh ai.
Messi fitoi katër herë me radhë Topin e Artë, çmim të cilin në edicionin e kaluar e fitoi Ronaldo.