SHPËRNDAJE

Pelena e re e zgjuar’ paralajmëron prindërit kur fëmija i tyre duhet te shkojë në banjë, monitoron temperaturën e trupit dhe tregon përmbajtjen e urinës – ajo madje mund të përdoret edhe nga të moshuarit..

The Smardii 'puck' (pictured above) can be attached to any kind of disposable diaper

Një kompani në Miami e quajtur “Smardii” po zhvillon një pelenë të re e të zgjuar, e cila do të monitorojë praninë e urinës dhe jashtëqitjes.

Produkti i kompanisë “Smardii” është një disk i vogël i bardhë që quhet ‘top’, i cili mund të bashkohet me çdo palë pelena të disponueshme.

Sensori do të zbulojë kur pelena është ndotur, si dhe do të monitorojë temperaturën e trupit, do të zbulojë anomalitë në përbërjen e urinës, dhe madje do të ndihmojë në parandalimin e ndotjes të shtratit.

“Disa mund të mendojnë se është qesharake, por kur shkoni në një ambient pleqsh dhe shikoni cilësinë e kujdesit, është shumë serioze,” ka thënë tha themeluesi i firmës Smardii, Vikram Mehta, derisa ka demonstruar produktet në fjalë.