SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar se pensionistët do të marrin një ndihmë të njëhershme prej 5,000 dinarëve midis 20 nëntorit dhe 1 dhjetorit. “Më së voni deri më 1 dhjetorë, pensionistëve do tu paguhet shuma prej 5.000 dinarë” ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se kjo ndihmë e njëhershme do të jetë e mirëseardhur sidomos për pensionistët me të ardhura më të vogla. Vuçiç kujtoi se pagat në sektorin publik, dhe mbi të gjitha infermierëve, do të rriten nga nëntori.

Ai ftoi të rinjtë të qëndrojnë në Serbi dhe të kenë më shumë fëmijë duke shtuar se vetëm kështu mund të mbijetojmë. “Edhe pse më është thënë të mos flas gjepura, më jep pagë më të madhe dhe do të qëndrorë. Epo, askush nuk mund të ta japë këtë në tre ditë ose tre vjet.

Por, vetëm në pesë vitet e fundit, ne kemi rritur pagat nga 330 në 510 euro” sa do të jetë tani. Nëse do të kishim një përparim në pesë vitet e ardhshme dhe të jetë 780 euro, që do të ishte një rezultat i jashtëzakonshëm. Serbia do të arrinte me një shpejtësi të madhe vendet e zhvilluara me një normë të lartë pagash, por kjo kërkon kohë dhe durim”.

Vuçiç gjithashtu ka thënë se, është i tmerruar nga njoftimet e mediave që Gjermania dhe vendet e tjera evropiane janë duke pritur për punëtorët tanë. “Më vjenë të dal nga lëkura kur shoh se si reklamojnë vendet e tjera.

Ne duhet ta ndërtojmë vendin tonë dhe Serbia të jet plot me fëmijë, e jo të ndërtojmë vende të tjera dhe t’i lëmë fëmijët tanë atyre”, ka thënë presidenti serb. Ai shtoi se ekonomia jonë nuk do të jetë në gjendje t’i rezistojë, nëse nuk ka kush të punojë.

“Qëndroni këtu që të luftojmë së bashku dhe të kapim hapin me Botën, dhe këtë do ta arrijmë me digjitalizim, robotikën dhe inteligjencën artificiale,” tha Vuçiç, duke shtuar se shteti do të vazhdojë të nxisë më shumë investitorë të huaja./presheva.com/