SHPËRNDAJE

Ancelotti-Pepe

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, besoj se Carlo Ancelotti e ka punën e sigurt te Los Blancos.
Carlo Ancelott po vazhdon të merr përkrahje nga të gjithë pas rezultateve të dobëta të Real Madridit. Kësaj radhe përkrahja i ka ardhur nga mbrojtësi portugez, Pepe.

“Ancelotti do të vazhdojë, nuk ka dyshim për këtë. Ai është një trajner i madh, i cili për një kohë të shkurtë kohore ka sjellë shumë lumturi.”, ka deklaruar portugezi, i cili ka lavdëruar Casillasin.

“Casillas është portieri më i mirë në botë për momentin. Është e çuditshme që dikush e fërshëlleu atë”, ka theksuar Pepe.