SHPËRNDAJE

Për nder të 7 marsit, ditës së mësuesit, Karvani i Shkrimtarëve i Luginës, do t’i vizitojë shkollat shqipe të komunës së Medvegjës.

Karvani ka për qëllim mbajtje të orëve letrare nëpër shkolla shqipe të Luginës dhe më gjerë, ku do të shënohet kjo datë me rëndësi për mësuesin dhe arsimin shqip në përgjithësi.

Karvani do t’i vizitojë këto shkolla:
Shkollën fillore “Banja e Sijarinës” në Sijarinë, shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, shkollën fillore “Gornja Jabllanica” dhe shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë.

Ky Karvan e viziton Medvegjën rregullisht për çdo 7 mars…/presheva.com/