SHPËRNDAJE

Në të ardhmen, nënat në Serbi për fëmiun e parë të lindur mund të marrin nga 300,000 deri në 350,000 dinarë në vend të 100,000 dinarëve sa janë duke marrë aktualisht, ka deklaruar Gojkoviç.

Kryetarja e Parlamentit serb Maja Gojkoviç ka thënë se, në periudhën e ardhshme mbi 200 milion euro do të investohen në politikën e pro-natalitetit, kryesisht për të mundësuar edhe fekondimin artificial për të gjithë çiftet e interesuara.

“Synimi është gjithashtu që të rritet ndihma e njëhershme për fëmijën e parë nga 100,000 në 300,000 ose 350,000 dinarë në dy vitet e ardhshme.

Gjithashtu këtë vit, janë ndarë fondet për bashkëfinancimin e masave të politikave të popullsisë në vlerë prej 650 milion dinarë, që është 150 milion më shumë se vitin e kaluar dhe pesë herë më shumë se në vitin 2017 ka potencuar Gojkoviç. Serbia ka qenë nikoqire e forumit ndërkombëtar dy-ditor, “Shenjtëria e amësisë”, kushtuar familjes dhe sfidave me të cilat ajo përballet sot.

Sipas vlersimeve të Kombeve të Bashkuara, 83 vende në botë po përballen me problemin e plakjes së përshpejtuar të popullsisë dhe lindjes së mangët të fëmijëve. Në Serbi, çdo i pesti person është më shumë se 65 vjeç, gjë që na vendos mes dhjetë vendeve më të vjetra evropiane sipas moshës.

Në luftën kundër zvoglimit të natalitetit, shtetet duhet të inkurajojnë lindjen e më shumë fëmijëve, të inkurajojnë çiftet e reja të martohen dhe të ndihmojnë prindërit që të përshtatin përgjegjësitë familjare dhe punën, kanë porositur pjesëmarrësit e forumit.

Në tre vitet e kaluara, ndihma financiare për masat e politikave të popullsisë u është ofruar 161 komunave. Disa rezultate tashmë janë të dukshme.

“Megjithëse njësia e matjes në demografi ka qenë dekada, ne jemi të kënaqur dhe inkurajuar nga lajmet që në dhjetë muajt e parë të këtij viti, për herë të parë në Serbi, 612 foshnje kanë lindur më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka thënë Sllavica Gjukiç Dejanoviç, Ministre përgjegjës për demografinë dhe politikën e popullsisë./presheva.com/