SHPËRNDAJE

Për herë të parë në Bashkësinë Lokale Corroticë është siguruar mjeku me orar të rregullt gjatë pesë ditëve të javës kjo u konfirmua sot nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu.

Salihu për portalin tonë ka deklaruar se pacientët dhe banorët e kësaj bashkësie lokale janë shprehur të kënaqur me punën e ofruar nga dr. Flakron Sabedini andaj ne si drejtues të këtijë insititucion do të japim mbështetjen e pa rezervë që corroticasit dhe stafi i mantelbardhëve të kenë kushte më të mira për punë.

Drejtori Salihu ka thënë se gjatë këtyre ditëve po bëhen edhe konsultimet e fundit zyrtare në Planin për renovim të plotë të shtëpisë së shëndetit. Poashtu sipas tijë do të ketë edhe ndryshime dhe riorganizim të shërbimeve në kuadër të këtijë institucioni shëndetësorë./presheva.com/