SHPËRNDAJE

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu në Bujanoc ka mirëpritur ambasadorin e sapo emëruar të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin.

Zotin Jasharin e kemi njoftuar me disa objektiva të cilat janë pjesë e planprogramit tonë, objektiva këto të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e substancës kombëtare në këtë vend thotë për preshevacom, Shqiprim Musliu.

Musliu ka potencuar se për realizimin e këtyre objektivave mbështetja e Kosovës dhe Shqipërisë është e domosdoshme.

Dhe krejt në fund, z.Jasharin e njoftova se shtëpia ime prej sot është edhe shtëpia e tij i mirëseardhur do të jetë në çdo kohë shkruan kështu në fb kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu./presheva.com/