SHPËRNDAJE

Qytetarët së shpejti do të jenë në gjendje që në shitore të paguajnë mallra dhe shërbime duke përdorur vetëm telefonin celular dhe kodin IPS në aplikacionin e celuarëve për shërbimet bankare.

Për këtë transakcion nuk ekziston provizioni.

Aktualisht, sistemi po testohet në një numër të kufizuar vendesh, sepse për momentin është i ashtuquajturi pilot-produkcioni.

Tashmë, në një zinxhir tregëtar, prodhimet mund të tregtohen në këtë mënyrë.

Në mars, përmes kodit IPS do të mund të shlyhen borxhet ndaj “Infostan” me qendër në Beograd.

Aplikimi së shpejti do të ofrohet për të gjithë përdoruesit dhe sistemi pritet të zgjerohet.

Për të realizuar këtë lloj transaksioni, tregtarët dhe bizneset, në marrëveshje me bankën e tyre, duhet të ofrojnë këtë shërbim.

Serbia është e para në Evropë që prezantoi këtë metodë të pagesës së menjëhershme në pikat e shitjes.

Banka Popullore e Serbisë është duke punuar për këtë projekt.

“Blerësi do të jetë në gjendje ta bëjë pagesën shpejt, lehtë dhe thjeshtë, dhe ata nuk do të duhet të kenë para ose kartelë pagese me vete” kanë sqaruar nga Banka Popullore e Sërbisë. ”

E tëra që ata duhet të kenë është një telefon celular dhe aplikimin për shërbim bankar mobil të bankës ku ata kanë llogari të hapur.

Në BPS-ë theksojnë se avantazhi i përdorimit të kodeve IPS është se ato mund të shtypen edhe në fatura.

Një numër i madh i ndërmarrjeve të shërbimeve publike nga vetqeverisjet e ndryshme lokale janë të interesuar për këtë metodë pagese sepse kjo zgjidhje është më e përshtatshme për qytetarët.

Konsumatorët do të jenë në gjendje që prmes skanimit të kodit të tyre të paguajnë energjinë elektrike, shërbimet komunale ose operatorët mobilë dhe kabllorë. Ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në çdo kohë të ditës dhe nga kudo.

“Pagesa e menjëhershme në pikën e shitjes është gjithashtu e rëndësishme për tregtarët, pasi u lejon atyre që menjëherë të kenë para në dispozicion në llogarinë e tyre” kanë thënë nga Banka Popullore e Serbisë. ”

Ata gjithashtu kanë tarifa më të ulëta se që kanë përmes transaksioneve që kryejnë përmes kartelave, të cilat i imponohen nga sistemet e mëdha ndërkombëtare të kartelave./presheva.com/