SHPËRNDAJE

Një burrë kinez është veshur si një astronaut për të mbrojtur veten nga koronavirus ndërsa doli për të bërë pazar.

Burri, i njohur me mbiemrin e tij Li, bleu kostumin 13 £ në internet për ‘mbrojtje shtesë’, pasi sëmundja vdekjeprurëse po përhapet në vendin e tij, përcjellë Indeksonline.

Ai tha: ‘Mendova se kostumi ishte i adhurueshëm dhe mund të më mbronte [nga virusi].

Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se këto veshje krijuese nuk i mbrojnë njerëzit nga sëmundja vdekjeprurëse.

Publikut këshillohet të veshin maska për fytyrën dhe të ruajë higjienën e mirë personale si masa themelore kundër koronavirusit.