SHPËRNDAJE

Për unitetin ndërshqiptar në Medvegjë nuk kanë të drejtë të flasin ata që nuk e kanë bërë as një veprim të vetëm për unitet në institucionin që udhëheqin, ka reaguar kështu në rrjetin social fb kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Këto komente ai ka bërë pas deklaratave që janë publikuar këto ditë të partive politike në Luginë për zgjedhjet lokal që do të mbahen në komunën e Medvegjës.

Pajaziti kërkon që mos të manipulohen qytetarët me theks të veçant votuesit e komunës së Medvegjës nga ata që me votat e shqiptarëve- bashkëvendësve të tyre me vite të tëra ishin pjesë e strukturave udhëheqëse të pushtetit lokal në Medvegjë e që nuk realizuan asgjë në favorin e shqiptarëve.

Demagogjia nuk kalon, thotë kështu në shkrimine tijë, kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti./presheva.com/