SHPËRNDAJE

Perez

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka fajësuar portierin Iker Casillas për humbjen 2:1 nga Barcelona në El Clasico të dielën.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka gjetur fajtorin e humbjes nga Barcelona në El Clasico.

Los Blancos u mposhtën në Camp Nou me rezultat 2:1, dhe Perez ka thënë se dallimi mes skuadrave ishte në portë.

“Dallimi mes ekipeve ishte në portë”, deklaroi Perez, raporton e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo reagoi shumë mirë në disa raste duke ndalur kërcënimet e futbollistëve të Realit, kurse Casillas u mposht dy herë, nga Jeremy Mathieu dhe Luis Suarez.