SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Landit të Tirolit kanë vizituar Komunën e Preshevës. Në kabinetin e kryetarit të komunës janë pritur Peter Logar me bashkëpuntorët e tij nga Landi Tirolit.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për portalin preshevacom ka deklaruar se me Landin e Tirolit tani më është krijuar një bashkëpunim institucional, ku Komuna e Preshevës ka përfituar donacione nga kjo Krahinë.

Donacioni sipas Arifit ishte një kamion për grumbullimin e mbeturinave për Ndërmarrjen Publike Moravica.

Gjatë këtijë takimi të përbashkët gjithashtu është premtuar se edhe në fushën e bujqësisë kjo Krahinë do të bëjë donacione të ndryshme ka thënë Arifi për preshevacom./presheva.com/