SHPËRNDAJE

Liderët politik dhe institucional të Luginës së Preshevës nëpërmjet rrjeteve sociale kanë përkujtuar Referendumin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) të mobilizuar dhe bashkuar si kurrë më parë kishin dhënë verdiktin e tyre për autonominë territoriale me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.

Edhe pas 28 viteve vullneti i shprehur me Referendum mbetet udhërrëfyesi i vetëm që i mbanë shqiptarët e këtyre trojeve që një ditë, verdikti i 1 dhe 2 Marsit 1992 të bëhet realitet.

Shqiprim Arifi Kryetarë i komunës së Prshevës:

Sot u bënë 28 vite nga referendumi i 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, kur Qytetarët e Luginës së Preshevës në situatat më të rënda politike nën regjimin Millosheviqian vendosën të dalin për ta votuar referendumin që parashikonte autonominë territoriale të Luginës së Preshevës me të drejtë bashkangjitje me territorin e Republikës së KOSOVËS.

Është kjo plebishit popullor e cila përcakëtoi strategjinë e politikave kombëtare mbi interesat dhe divergjencat e skajshme partiake.

Kjo datë do të shënohet me shkronja të Arta në historinë tonë si banorë të kësaj treve, datë e cila do të jetë udhërrëfyes i angazhimit tonë politik dhe frymëzim për gjeneratat tona të reja.

Sami Salihu Kryetarë i KK Preshevë:

Referendumi më 1 dhe 2 mars 1992, një epok e art në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve te Luginës së Presheves për liri e për Shtet.

Adnan Salihu Kryetarë i KK Bujanoc:

Sot para 28 viteve shqiptarët e Preshevēs Bujanocit dhe Medvegjës në mënyrë plebishitare dhanë verdiktin e tyre për autonomi teritoriale politike me të drejtë bashkimi me Kosovën.Ishte ky një veprim i guximshëm dhe vizionar që tregoi se cili është vullneti ynë.Neve na mbetet që të punojmë pa pushuar deri sa kjo të bëhet realitet.URIME!

Nagip Arifi Kryetarë i Partisë Demokratike:

Sot, mbushen plot 28 vjet nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës shprehën vullnetin e tyre për autonomi politike territoriale, me të drejtë bashkangjitje me Republikën e Kosovës.

Kjo datë shënon hapin më të rëndësishëm politik që morën atë kohë shqiptarët e Luginës së Preshevës, që në mënyrën më demokratike kërkuan të drejtat tona.

Edhe pas 28 viteve, Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992 mbetet pikënisja e çdo programi politik të shqiptarëve. Partia Demokratike beson se në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi, do të jetësohet edhe vullneti i shqiptarëve të Luginë së Preshevës i shprehur gjatë këtij Referendumi./presheva.com/