SHPËRNDAJE

Në qendër të Bujanocit sot në orët e mesditës është prfshirë nga flaka një banesë në katin e tretë, gjegjësisht mbi Bankën Intesa e cila pas intervenimit të zijarrfikësve zjarri ka arritur të lokalizohet.

Sipas të dhënave që ka arritur të sigurojnë presheva.com, jozyrtarisht mësohet se zjarri është shkaktuar nga lavatriçja e cila ka qenë e vendosur në banjo, ndërsa zijarrfikësit kanë arritur që zjarrin ta mbajën larg nga hapsirat tjera, duke shpëtuar dëmet material të konsiderueshme.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zijarrfikësve dhe ndërhyrjes së ndihmës së shpejt të lënduar nga kjo fatkeqësi nuk ka patur.

Organet kompetente ditëve në vazhdim do të sjellin edhe raportin zyrtarë mbi shkaqet e zjarrit, por ajo që është e sigurtë dhe që është konfirmuar është se lëndime nga ky zjarr nuk ka pësuar askush./presheva.com/